Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E DIEL 1 qershor 1997

Berisha ngre në këmbë Shkodrën

Rebelimi komunist është vërsulur me një egërsi barbare dhe hakmarrje mizore kundër dyerve, shtëpive, fermave, dyqaneve, pronave, urave, rrugëve, shkëmbinjve, kishave, xhamive dhe teqeve tona Shkodranët votojnë për fitoren e PD-së Rebelimi komunist është vërsulur me një egërsi barbare dhe hakmarrje mizore kundër dyerve, shtëpive, fermave, dyqaneve, pronave, urave, rrugëve, shesheve, investimeve, kishave, xhamive dhe teqeve tona Kreu i Partisë Demokratike në takimet e djeshme elektorale në Shkodër premtoi se qeveria dhe pushteti që do të dalë nga zgjedhjet, do të rikthejnë ligjin dhe kushtetutshmërinë. Apo nënshtrimin e Shqipërisë ndaj hordhive të kuqe? Apo dorëzimin e një ekonomie private sonte përsones? Apo prangosjen e lirisë së fjalës, mendimit e protestës. Apo rikthimin e terrorit komunist mbi ne të gjithë? Kurrë! Dhe kurrë nuk do të mundin të na rikthejnë në skëterrën komuniste. Në takimin me të rinjtë shkodranë dhe me banorët e Shkodrës kryetari i PD-së, Berisha, tha ndërmjet të tjerave: “Kurrë më në Shqipëri nuk mund të na marrë peng askush, kurrë nuk mund të na mposhtë ne asgjë, askush nuk mund të na imponohet me armë, me tanke, me dhunë. Kurrë nuk mund të pranojmë në Shqipëri rebelimin komunist. Kurrë nuk do t’i nënshtrohemi ne revolucioneve bolshevike, në revolucionit të Shën Bartolomeut shqiptar. Ne votojmë për dinjitetin kombëtar, për fitoren e Shqipërisë demokratike, ne votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për lirinë dhe prosperitetin e Shqipërisë.” Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin me banorët e qytetit të Shkodrës. Më parë Berisha kishte zhvilluar një takim me banorë të fshatrave Berdicë, Koman e Shtoj, të komunës Rrethina, ku mori pjesë dhe kandidatja e PD-së për deputete në këtë zonë, Bardhylka [?[]. Në takim kryetari i PD-së tha se vota e 29 qershorit është votë për një Shqipëri tjetër, sepse Shqipëria është vërsulur jo vetëm nga rebelimi dhe hakmarrja komuniste, por edhe nga tradhtia e socialistëve. Berisha akuzoi direkt kryetarin e PS-së, Rexhep Mejdani, duke thënë se ai deklaroi se do të qeverisë vendin me komitetet e shpëtimit. “Në qoftë se Shqipëria do të qeveriset me komitetet e shpëtimit, kjo do të thotë se ajo do të qeveriset me kriminelë, vrasës, trafikantë dhe hajdutë ordinerë. Për këtë arsye, ne të gjithë duhet ta mbrojmë vendin tonë nga ky rrezik”. Duke iu drejtuar kryetarit të PS-së, Berisha iu kundërvu deklaratës së tij të një dite më parë, se me 30 qershor populli duhet të rrëzojë qeverinë. Berisha tha se ai ka mashtruar shqiptarët, se qeveria i ka ditët e numëruara, por në të vërtetë ditët e numëruara i ka kryetari i socialistëve. Ndërkaq, kryetari i PD-së në fjalën e tij në Shkodër ka folur edhe për ngjarjet e viteve të fundit. “Për 46 vjet shqiptarët vuajtën nën diktaturën më të egër të Europës. Në 6 vite ne ndërtuam shtetin ligjor, ngritëm ekonominë e tregut, demokratizuam vendin, por tani komunistët po kërkojnë me dhunë rikthimin e së kaluarës”. Në fund të takimit Berisha u bëri thirrje shkodranëve të votojnë masivisht për PD-në më 29 qershor. NË FAQEN 3
Sali Berisha Bardhylka [?] Shtjefër Shkupit Shkodrën Shkodër Shqipëri Berdicë Koman

PS gatuan shtratin e “Jo”-së për vëzhguesit

Çrregullime PS gatuan shtratin e “Jo”-së për vëzhguesit Veteranët socialiste përzënë humanitarin italian te shtëpia e Shtjefër Shkupit NË FAQEN 2
Shtjefër Shkupit

Kush zgjodhi PD-në zgjodhi fitoren

Kësisoj në takimet e djeshme me banorë të fshatrave të komunës Dajç, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se e ardhmja e PD-së, e ardhmja e lirisë, e zhvillimit është e ardhmja e Shqipërisë. “Ata që votuan për PD-në zgjodhën fitoren dhe jo nënshtetësinë. Ju nuk mund të mbështesni komitetet e shpëtimit, sepse këto komitete janë vegla qorre të komunizmit. Ju nuk mund të votoni për ata që i vunë flakën Shqipërisë, që e kthyen atë në një ferr të vërtetë. Ju duhet të votoni për paqen, rendin, zhvillimin dhe për lirinë”. Sipas Berishës, fitorja e PD-së do të thotë fund i kaosit, fund i armëve në duart e bandave dhe rikthim i shtetit ligjor. NË FAQEN 3
Sali Berisha Dajç Shqipëri

PS fal të gjitha zonat

Socialistët shpërdajnë humbjen e tyre tek të tjerë. Ata mund ta falin të gjithë zonat NË FAQEN 2

“Bashkim për Demokracinë”; Do të fitojmë përballë rebelimit

9 parti dhe mbi 30 shoqata e sindikata bashkohen kundër humilit të komunisteve “Bashkim për Demokracinë” Do të fitojmë përballë rebelimit NË FAQEN 3

“Alba” kërkon lejen e PS-së

Bërnadi: Do të padialogjojmë kur të ulen helikopterët NË FAQEN 4 Komisarët zbor për banditë Rabolet e Gërikut i tërhoqën edhe mashtrimeve NË FAQEN 4 Fëmijët, vdekja dhe i Qershori Në mars ’97 në qd 20 veta 3 të vdekur ishin fëmijë NË FAQEN 5
Bërnadi